Forcat turke dhe ruse realizuan patrullimin e dytë të përbashkët tokësor në Siri

Në kuadër të marrëveshjes së Soçit, trupat turke dhe ruse realizuan patrullën e dytë të përbashkët tokësore në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Autokolona e Forcave të Armatosura të Turqisë e përbërë nga 4 autoblinda me flamuj turq nga një pozicion në lindje të nënprefekturës Suruç të Sanliurfas kaloi kufirin për t’u bashkuar me autokolonën e ushtarëve rusë për patrullimin e përbashkët.

Mësohet se Forcat e Armatosura Turke dhe elementët rusë kryen patrulla tokësore midis lindjes së Aynularab dhe perëndimit të Tel-Abyadit. Autokolona e patrullës ishte e shoqëruar edhe nga dronët turq.

Gazetarët të shumtë ndoqën zhvillimet në pikën zero të kufirit.

Në kuadër të marrëveshjes së Soçit patrullimi i parë i përbashkët turko-rus u krye më 1 nëntor në zonën 40 km në lindje të Rasulaynit dhe 30 km në perëndim të Kamislit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne