Shqiperia

VIDEO/ Si ndodhi shpërthimi i fuqishëm në pikën e karburantit në Fier

Dalin pamjet nga shpërthimi i karburantit të ndodhur paraditen e sotme në Portëz të Fierit.

Nga video duket se shpërhimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa më pas shtëllunga të mëdha tymi janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Pronari i karburantit, në një deklaratë për mediat, tha se flakët e zjarrit ishin neutralizuar në kohë nga punëtori, por edhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka vënë nën kontroll situatën.

“Ishte duke punuar punëtori dhe vë re një problem. U mundua të fikte atë dhe gazi po avanconte më tepër. Kur erdhi zjarrfikësja ai e kishte fikur çdo gjë. Pati dëme vetëm në disa llamarina. Ne reaguam menjëherë me fikëset e zjarrit. Edhe zjarrfikësja erdhi, por ne e kishim nën kontroll”, u shpreh pronari./shqiptarja