QËLLIMET E ALARMIT TË DISA ‘PATRIOTËVE’ PËR RREZIKUN E “ISLAMIT POLITIK” – për: Ramabajat, Bislimat dhe stereotipet si ata…

Sali Lajçi

Thjeshtë gajle e kotë e nxitur nga injoranca, tendencë për linçim e stopim të pjesmarrjes së qytetarëve besimtar në politikë, apo si karta e fundit e tyre për mbijetesë politike?! Ditëve të fundit është riaktualizuar një debat rreth “islamit politik” i nxitur nga një iftar nga disa figura publike që edhe mund të kenë kontribut në çështjen kombëtare, e që ky iftar i paska irrituar këta patriotë të cilët edhe reaguan duke e quajtur si antihistorik e edhe duke i quajtur organizatorët si haxhiqamilë(sinonim me tradhtar). Kjo kritikë kinse sepse na u paskan ndarë burrat veçmas e gratë veçmas, dhe sepse për organizimin e ketij riti fetar qënka shfrytëzuar hapsira publike. Nese e marrim me sinqeritet që këta paskan reaguar në emër të mbrojtjes së shqiptarizmes(traditës e kulturës shqiptare) atëherë i bie që këta janë injorant sa i përket historisë shqiptare lidhur me traditën, pasiqe ne i kemi të freskëta traditat shqiptare të mospërzierjes së grave dhe burrave nepër odat tona, si dhe kemi X raste të faljes së namazeve të bajrameve dhe iftarëve në sheshe nga gjyshërit tanë. Por frikësohem që kjo nuk ka të bëjë me injorancë sa ka të bëj me alergjinë që këta servilë e njerëz pa identitet kanë ndaj islamit dhe riteve të tij. Këta i tradhtoi ndërdija dhe shpërfaqen vetën se në zëmrat e tyre vlon ideologjia komuniste, e dihet se ajo kishte specialitet luftën ndaj islamit, dhe kanë për zemer fiks idejat Kadare-iane për stereotipet e shqiptarit ideal(ateiko-katolik apo mysliman veç me emër dhe admirues i kulturës së krishterë) dhe shpërfaqin hipokrizinë qartazi e tregojnë se këta nuk e kanë gajlen aq për tradicionalen, sa e kanë për luftën ndaj çdo gjëje islame pasiqe po të ishin të sinqertë në mbrojtjen e tradicionales nuk do i pengonte ajo mospërzierje, dhe po të ishin të sinqertë në idenë që të mos përdorej hapsira publike për qellime religjioze, atëherë do reagonin edhe për ceremoninë e vizitës së Papës në Shqiperi e cila jo vetëm që u organizua në hapsirë publike, por edhe u sponsorua dhe financua nga shteti me paranë publike(pse nuk u quajt krishterim politik apo ngjarje antihistorike?!) pra nuk reaguan, kurse reagojnë për falje Bajramësh në sheshe edhepse nuk shpenzohet asnjë cent nga paraja publike, ose për iftare në hapsira publike, ku, jo vetëm që nuk shpenzohet paraja publike, por edhe ndihmohen skamnorët. Për me u ba sa më përfid në mashtrimet dhe manipulimet e tyre ata i sofistikojnë metodat, tani nga ‘gajlja’ për traditën shqiptare, dalin tek një term që shpërdorohet tepër dhe me të manipulojnë opinionin, është fjala për termin “islam politik”.

Kqyreni qka quajnë islam politik këto falanga me elemente fashizoide(edhe nese kanë kontribut për kombin janë të tillë) pra, këta islam politik e quajnë shfrytëzimin apo mbrojtjen e disa të drejtave elementare të njeriut, që i mbron #demokracia, e që është e drejta e tubimit të lirë dhe manifestimit dhe e drejta e marrjes së edukimit fetar nepër institucione publike. Kurse ne dijmë se zakonisht konceptin islam politik e hasim të përdoret kur tentohet të shpjegohet ngritja apo tendenca për ngritje të sistemit shtetror i rregulluar sipas parimeve të sheriatit. E kurrsesi nuk vie në shprehje të quhet islam politik mbrojtja e një të drejte demokratike të një komuniteti besimtarësh. Rrjedhimisht shpërdorim eklatant me terma dhe demagogji për interesa meskine. Në Kosovë nuk ka edhe asnjë tendencë për ketë “islam politik”, thjeshtë ka tendencë për rritje të pjesmarrjes së besimtarëve në politikë dhe atë për t’i shërbyer vendit me ndershmëri, përgjegjshmëri, etj. Veti këto që mbart individi mysliman i brymosur në parimet islame, gjithashtu ka tendencë për rritje të pjesmarrjes së besimtarëve në politikë për t’i mbrojtë të drejtat e tyre #demokratike, e #jo synime apo proklamime #antidemokratike e #antikushtetuese për ndryshim të sistemit politik e zëvendësim me sheriat(kurse këtyre zotrive ju pengon ngritja e besimtarëve me i kontribu Vatanit përmes politikës, sepse logjika komuniste ishte e tillë që nese nuk je komunist apo ke shënja demokrati, atëherë nuk të pranohet asnjë kontribut për kombin dhe si i tillë duhet të linçohesh e pse jo edhe të arrestohesh sepse nuk je si ata dhe veç ata kanë të drejtë me i kontribu vëndit, veç ata janë të duhurit, veç ata duhet me u marrë me ketë “zeje” sikur me jau pas lan baba amanet veç atyne, kurse tjerët janë ‘haxhiqamilë). Pra, kujdes e mos bini pre e bastardëve qe vajtojnë me lot krokodilli për shqiptarizma, edhe nese mund ta kenë ndonjë kontribut për kombin, sepse nese dikush ka të drejtë në një çështje, nuk dmth që ai duhet ndjekur vërberisht në të gjitha çështjet, rrjedhimisht nëse S.Ramabaja, Xh.Bislimi, etj kanë dhënë kontribut në disa çështje kombëtare, nuk dmth që kanë të drejtë në të gjitha çështjet.
Partitë duhet të distancohen nga këta zëra e edhe ti përjashtojnë nese është nevoja! Pasiqe është logjikë fashizoide nese sot tentohet të na imponohet se si duhet të sillet shqiptari me jetën e tij individuale(dukjen, besimin,etj). Andaj ata që sot po akuzojnë për imperializma, totalitarizma e fashizma, ata po bien vetë në to, andaj të dashur vëllezër shqiptar, jetoni krenar me atë që jeni, manifestojeni e mos keni komplekse nga këto mbetje e servila, sepse jeta është juaja dhe shteti e hapsira publike është juaja!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne