Qëndrimi i Rusisë në lidhje me veprimet e komisionit për të vërtetën në Siri

Ministri i jashtëm i Rusisë e ka konsideruar të dyshimtë hetimin e organizatës ndërkombëtare në lidhje me sulmin kimik në Siri.

Sipas kanalit televiziv Press Tv, Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, ka thënë se anëtarët e grupit të pavarur që ka krijuar Organizata për ndalimin e armëve kimike në lidhje me sulmin kimik në Khan Shejkun të Sirisë janë qytetarë britanikë dhe sipas tij, puna e tyre nuk mund të jetë e paanshme. Lavrov ka thënë se Britania që nga koha e fillimit të konfliktit në Siri, vazhdimisht ka qenë kundër presidentit sirian dhe ka ndihmuar grupet terroriste dhe ky vend nuk mund të hetojë rastin e fundit të sulmit kimik në provincën Idlib të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne