Qeni shqiptar vlen më shumë se disidentit iranian

Nga GJERGJI THANASI

U mbushën 6 ditë nga zhdukja pa nam e pa nishan e Gholemza Shekarit, një ish anëtar i organizatës ish terroriste Muxhahedinët e Popullit Iranian.

Gjashtë ditë më parë z. Shekari po udhëtonte nga Tirana drejt Shkodrës, ndoshta me qëllim për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e ZI me destinacion final këtë apo atë shtet evropian. Z. Shekari po udhëtonte bashkë me një klandestin afgan. Diku midis Tiranës dhe Shkodërs dy të huajt u ndaluan nga shërbimet e policisë shqiptare. Nga pamjet e një video amatoriale të bërë me smartphone provohet se z. Shekari për herë të fundit është parë i gjallë i shoqëruar nga policë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit. Më pas asnjë lajm për z. Shekari. Zyrtarisht iraniani disident/defektor nga radhët e organizatës ish terroriste MEK nuk gjendet as në Qendrën e Babrrusë dhe as në atë të Karecit, ku mbahen emigrantët ilegalë (klandestinët). Është për tu alarmuar dhe vënë duart në kokë sesi në një vend anëtar të NATO-së, që pretendon të bëhet anëtar i BE-së, njerëzit zhduken pa lënë gjurmë!

Askush nuk i përgjigjet pyetjes: Ku është aktualisht z. Shekari???? Pasi u kap nga patrulla e policisë, z. Shekari u arratis dhe i iku nga duart policisë???? Nëse po, a ka dokumentacion policia shqiptare për këtë arratisje të z. Shekari?? Nëse nuk rezulton i arratisur, ku gjendet aktualisht z. Shekari?? Po afgani, që ishte me të, ku gjendet??? Në Babrru, në Karec apo edhe afgani është zhdukur si z. Shekari.

Nëse z. Shekari nuk gjendet në duart e policisë shqiptare a mund të prononcohet policia shqiptare për fatin e tij dmth për jetën e shëndetin e z. Shekari??? Larg qoftë a mos policia shqiptare e ka dorëzuar z. Shekari në duart e organizatës ish terroriste MEK, të vendosur në Manëz?!?!??!?! Nëse z. Shekari i është dorëzuar muxhahedinëve iranianë të Manzës, atëhere padyshim jeta e tij është në rrezik. Kjo organizatë mban qëndrim ekstremist kundra kujtdo nga ish anëtarët e saj, që ka vendosur të deradikalizohet, të bëjë jetë normale në Shqipëri dhe të braktisë organizatën në fjalë. Automatikisht këta persona etiketohen si spiunë e terroristë iranianë. Një organizatë, që të quan spiun e terrorist, merret vesh se si të trajton, nëse për një arësye apo një tjetër bie në duart e saj.

Në Shqipëri jeta e një qeni vlen shumëfish më shumë se jeta e një iraniani

Me këtë shkrim i bëj apel publik policisë shqiptare të prononcohet, se cfarë ka ngjarë me z. Shekari. E bëj këtë apel publik, që të prononcohet policia shqiptare, sepse po kjo polici veproi me shpejtësi rrufeje për të prangosur një qytetar shqiptar po nga Manza. Shqiptari në fjalë kishte kryer këtë krim: Ai kishte vrarë me tortura një qen rrugësh, madje duke e tërhequr zvarrë trupin e qenit me makinën e vet në rrugët rurale të Bashkisë së Durrësit. Menjëherë sapo ky fakt u bë public në rrjetet sociale,poliica u vu në lëvizej. Shqiptari  F.K. 50 vjec u arrestua nga policia dhe u kallëzua penalisht për mizori ndaj kafshëve.

Policia shqiptare nuk të fal, kur tregohesh mizor me një qen rrugësh.Po kjopolici I bën të dy sytë qorr e të dy veshët shurdh, kur zhduket pa lënë gjurmë një Iranian, i ardhur në shqipëri nga Iraku si person në mbrojte, sipas një marrëveshje të firmosur nga qeveria shqiptare me UNHCR-në. Mesa duket në Atdheun tim jeta e një qenie njerëzore e një Homo Sapiensi, kur është defector i organizatës ish terroriste MEK, vlen më pak, shumë më pak se jeta e një qeni!!!!!!!!!!

Në dhjetor 1990 unë publikisht e me cdo mjet, që disponoja, u ngrita kundra stalinizmit në Shqipëri, ndër të tjera edhe për të mos e lejuar të shkelte në mëyrë flagrante e brutale të drejtat e njeriut. Pas 30 vjetësh fatkeqësisht në Shqipëri mbrohen të drejtat e kafshëve, por jo të drejtat e defektorëve iranianë (e drejta për jetën). Mesa duket defektorët iranianë nuk na qenkan qenie njerëzore. Ata madje nuk gëzojnë as të drejtat, që gëzojnë kafshët në Shqipëri!!!!/ashrafnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne