Quhem Arta Kacabuni. Jam qytetare e thjeshtë e këtij vendi. Lindur në fshatin Gërmenj të Lushnjes. Me arsim 8-vjeçar, bujke e thekur në bujqësinë italiane të rrushit, ullirit, qepës etj. Banuese e zonës Grosseto Rome.
Në një ditë të bukur korriku, të vitit 2015, befasohem nga forcat policore italiane, të cilët më arrestojne për motive terrorizmi nën akuzën “rekrutim të personave me pjesemarrje terroriste”. Vepra penale që unë kisha kryer, ishte se kisha strehuar një javë motrën time së bashku me familjen e saj në shtëpinë time para se ata te largoheshin drejtë Sirisë, dhe se kisha hyrë si lajmëse për nipin tim Aldon me një italiane që quhej Maria Giulia Sergio.
Pra, 8 muaj pasiqë motra ime dhe familja e saj ishin larguar drejtë Sirisë, befasohem nga policia italiane. Në të njejtën ditë arrestohet dhe vellai im, i cili edhe ai jetonte në Itali.
Vendimi që jep gjykata italiane për mua pas verifikimit te veprave te mia “penale”, rezulton si vijon: burgim 3 vjet e 8 muaj dhe heqje të kujdestarisë prindërore për dy fëmijët e mi të mitur,Klaudia dhe Francesko.
O njerëz! O ju qe keni logjikë e sadopak njerzillëk! A nuk shtangeni me këtë akt kriminal ushtruar ndaj një bujkeje të thjeshtë? Kësaj nëne së cilës “drejtësia” italiane ia rrëmbeu të dy fëmijet padrejtësisht, duke i injektuar atyre frymën e urrejtjes ndaj saj dhe fesë së saj.
Kur vuaja dënimin në burgun e Romës, vjen vajza ime të me vizitoje, dhe unë i thashë: Klaudia, pse nuk falesh, (pasiqe vajza kur ishte nen kujdestarine time falej).. ajo më tha: Mami, asistentja thotë për ty se ti je terroriste e se rekruton njerëz në Siri, kështuqe mos u fal. Po të faleni, mami do iu çojë dhe ju atje. Po kështu dhe me djalin. Unë kisha filluar të falesha e ai m’u bashkangjit për namaz, veç kur dëgjon zërin e asistentes që e thërret: Françesko, çfarë po bën? Sapo e dëgjoi zërin e saj, ai e la namazin e ia mbathi nga frika prej saj. Ndërsa mua m’u drejtua drejtëpërdrejtë duke më thënë: Zonjë, kur të vijnë fëmijët për të bërë takimin me ty, ti nuk do të falesh në sy të tyre dhe nëse është koha e namazit!
Ata më kanë urdhëruar të mos flas në sy të fëmijëve për çështje fetare. Në një prej vizitave të rradhës (asokohe kam qenë në arrest shtëpiak), ndodhi që djali të ndizte një kasetofon në të cilin unë dëgjoja Kur’an. Kur ajo e pa, më zërin e saj të frikshëm briti duke i thënë: Françesko, mos e prek! E ai i terrorizuar prej saj ia mbathi, ndërsa ajo vetë shkoi dhe e fiku.
Shteti italian për të arritur synimet e tij kriminale dhe terroriste, diskriminuese fetare ndaj bujkes muslimane shqiptare, një ditë sjell bashkë me këtë asistente edhe tre karabinier për t’i thënë kësaj të gjore edhe një herë me zërin zyrtar: DËGJOVE, MOS GUXO T’i FLASËSH FËMIJËVE PËR FENË TËNDE.
Nga provokimet më të rënda që kam provuar prej tyre, ka qenë dhe momenti kur djalit tim i kishin varur një kryq në qafë, e unë duhej të ulja kokën e zerin para tyre e mos guxoja të flisja qofte dhe një fjalë. Për çfarë e bënin këtë?! A nuk e dinin ata se unë isha muslimane?! Po iu le të gjykoni ju o prindër e ju o njerëz të mirë kudo qofshi.
Pra, ta burgosësh një nënë për mikëpritjen që i bëri ajo të afërmve te saj, kushdo qofshin ata, vetëm pse kishin destinacion Sirinë, dhe ta dënosh atë me afro 4 vjet burg, e duke i hequr asaj dhe të drejtën e kujdestarisë prindërore, ky na qenkërka vendim i drejtë dhe i domosdoshem për të evituar rrezikshmërinë që paraqet një person si unë!
O popull, kjo sprovë që më ka ndodhur është e shkruar nga Zoti i Botëve për mua, dhe unë jam e kënaqur me caktimin e Tij, e veç prej Tij e pres rrugëzgjidhjen, por dua t’iu shpalos ju një të vërtetë të fshehur e të hidhur rreth meje dhe fesë që unë besoj.
Ky veprim terrorist i shtetit italian, dëshmon qartë urrejtjen që kanë ata për fenë Islame, pasiqë nuk ekziston asnjë fakt se kam bërë ndonjë vepër kriminale me karakter terrorist.
Në të vërtetë faktet që iu tregova më sipër, të llojit të propagandës me karakter diskriminues fetar që kanë ushtruar ata ndaj meje dhe fëmijëve të mi, këto janë fakte të qarta që dëshmojnë për motivet e tyre terroriste.
Ata më mirë le të dëshmojnë vetë se kjo s’është gjë tjetër veçse luftë fetare, viktimë e së cilës jam unë dhe shumë të tjerë si unë. Zoti i ka vënë në një provë se si ata do të na trajtojnë e veprojnë me ne. Ne në legjislacionin tonë, i lejojme çifutët dhe të krishterët ta ushtrojnë lirshëm fenë e tyre pa i diskriminuar dhe cënuar të drejtat e tyre si individë dhe besimtar. Çfarë akti kriminal kreva unë që të meritoj prej “drejtësisë” italiane ndarjen e zemrë sime copë-copë.
O ju që e dëgjoni historinë time, a ka histori më të dhimbshme se kjo?
Një nënë që ka pasur aq lidhje të fortë me fëmijët e saj të shtrenjtë u bënë afro 5 vite që nuk i ka më pranë. Ah sa më dhemb kur në ato pak minuta telefonike kuptoj nevojën e madhe që kanë ata për praninë time.
O Zoti im! “drejtesinë” italiane ty ta ankoj, hallet e mia tek Ti i dorëzoj! Këto lot qe rrjedhin tek Ti le të dëshmojnë! Ti i dhe atyre pushtet në Tokë dhe po shikon se sa keq po veprojnë ata me muslimanet. O Allah ti hakmerru për mua dhe më bashko sa më parë me fëmijët e mi!
Së fundi një këshillë zemre kam per ju, besojeni Allahun dhe botën tjetër. Besoni që profeti Muhammed sal-l Allahu alejhi ue sel-lem është rob dhe Dërguar i Tij. Falni namazin që të shpëtoni. Dhe pas këtyre fjalëve që thashë, mos më hapni dhe ju dosje e të më gjykoni siç më gjykuan disa të tjerë. Lus Allahun të na udhëzoje së bashku rrugës së drejtë dhe besimit të vërtetë!//Marre nga Armand Ali