Vrasja e Bujar Çelës/ Autorët ishin katër persona me maska, qëlluan njëherazi me pistoleta

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ekzekutorët e Bujar Çelës, mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se atentatorët kanë qenë katër persona të maskuar që kanë qëlluar njëherazi mbi trupin e 50-vjeçarit Çela. Autorët e kanë vëzhguar viktimën, kanë pritur që të ulet në lokal për të pirë kafen e mëngjesit dhe kanë qëlluar mbi të.

Më pas ata janë larguar me një automjet tip “Brenz”.

Pak minuta pas ngjarjes policia gjeti tjetër mjet në flakë, gjë e cila ngre dyshime se autorët kanë përdorur dy automjete për të vënë në zbatim planin e tyre.

Bëhet fjalë për një ‘Renault’ me targa AA 876 DC që dyshohet të jetë përdorur gjatë atentatit. Autorët i kanë vënë flakën makinës në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist (pa licencë) u ekzekutua teksa po pinte kafen e mëngjesit.

Pas ngjarjes, uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit, dhe në qytetet si Durrësi, Fieri dhe Tirana, për kapjen e autorëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne