Zyra e Investimeve të Abu Dhabi, hapi përfaqësi në Izrael

Zyra e Investimeve të Abu Dhabi (Abu Dhabi Investment Office – ADIO) ka hapur përfaqësi në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.

Në deklaratën e publikuar nga ADIO në rrjetet sociale, thuhet se në kuadër të bisedimeve me kompaninë Investo në Izrael (Invest in Israel) është hapur përfaqësia në Tel Aviv.

Zyra do të jetë përfaqësia e parë në rrjetin ndërkombëtar të ADIO për të mbështetur kompanitë globale që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Abu Dhabi, për të gjetur zgjidhje për sfidat globale dhe për të komunikuar me inovatorët globalë.

Izraeli më 15 shtator zyrtarisht nënshkroi marrëveshje “për normalizimin e marrëdhënieve” me përfaqësuesit e Bahreinit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë të kryesuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

EBA u bë vendi i tretë, ndërsa Bahreini vendi i katërt arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne