Forcat turke neutralizuan 11 terroristë të PKK/YPG-së të cilët u përpoqën të infiltrohen në zonat e operacioneve “Burimi i Paqes” dhe “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë thuhet se “Me ndërhyrjen e forcave komando dhe përdorimin e mjeteve mbështetëse të zjarrit tokësor u neutralizuan 11 terroristë të PKK/YPG-së të cilët hapën zjarr ngacmues dhe u përpoqën të infiltrohen në zonën e operacionit ‘Burimi i Paqes’ dhe operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ për të prishuar qetësinë dhe sigurinë në rajon”./AA