Qeveria i bie në gjunjë oligarkëve Samir Mane dhe Agim Zeqo

Kanë vendosur keshtu veç tani, kur ai ka të gjithë pushtetin pas zgjedhjeve që i fitoi i vëtëm-të paktën ai kështu beson.

Nuk është se janë tërhequr të frikësuar nga fuqia e tij.
Jo! Nuk është kjo.
Ata thonë se, besojnë që ai, Edi Rama do të jetë kundërshtari më i fortë i vetes.
Po i lënë fushën të lirë.

Kundërshtarë të tij ose jo, presin që Edi Rama të nisë të qeverisë dhe..të gabojë natyrishëm.
Madje ata presin gabime të mëdha.

Edi Rama po përpiqet të përmbahet por duket se e ka të vështirë.

Ai nisi javën e shkuar të qeverisë, të emërojë më qartë dhe, filloi t’i bjerë fort vetes.

Modelet që ai po krijon në qeverisje këtë mandat, mandatin e dytë- Rama 2.0, gjykohen lehtesisht si të padrejtë.

Në Qeveri, mes morisë së zëvëndësve “no name” në të, disa prej tyre kërcasin fort dhe janë kundër tij, më saktë kundër asaj që ai predikon thuajse çdo ditë.

Tek shëndetësia, Mira Rakacolli është një shembull i tillë, vetë shefe shërbimi, burri drejtor spitali-i vetmi që nuk dha dorëheqjen pas thirrjes publike të vetë Edit, zëvendës ministre por edhe sipërmarrëse në një biznes jo të vogël sërish në fushen e shëndetësisë.
Më në konflikt se kaq nuk mund të ketë.

Tek financa, Albana Shkurta është një shembull edhe me i keq, CEO e një prej kompanive më të mëdha të importit dhe tregtimit me shumicë në vend, zëvendësministre ajo duket se përmbush rutinën e një grupi biznesmenësh përfaqësuar nga Mane-Zeqo, rutinë që ju ka dhënë gjithnjë atyre jo veç një ministër në qeveri por edhe një zëvendes teknik që merret me “hallet” e tyre të përditshme.

Të çeshtjet evropiane dhe transporti, Klea Maliqi e Artan Shkreli, e qesharakëzojnë edhe pretendimin më të vogël për parimësi të vetë Edit, kur mëson se njëra dërgoi burrin në shtëpi, deri më sot zëvendës minister tek arsimi, ndërkohë tjetri mbylli gruan në shtëpi, deri me sot deputete në Kuvend.

Nëse pushteti rrotullohet kështu, atëherë kalim me paqësor të pushtetit Edi nuk mund të predikojë.

Në anë tjetër, lançimi me forcë i meritës dhe konkurimit përmes saj për të përzgjedhur më të mirët që do të drejtojnë me fokus përmbushjen e angazhimeve, u thye keqas me emërimin e Agim Ismailajt (Gim Elektricisti) në detyrën e rendësishme të drejtorin të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.
Pa lidhje me detyrën, me një përvojë mizerabël policore e një diplomë skandaloze të universitetit të mbyllur Kristal, Gim Elektricisti rrëzon përdhe ligjërimin e Edit mbi politizimin, klientelizmin dhe korrupsionin e deritanishëm në atë agjenci.
Gim Elektricisti u ngrit deri aty rastësisht, kur Alban Zusi biznesmeni që Niko Peleshi kishte projektuar në atë detyre, u refuzua por me të drejtën e propozimit të Gimit të tij, pa konkurs, por mbi të gjitha pa ndonjë meritë profesionale.

Kaq në një javë, me këtë intesitet ishin shumë.

Por mjaftueshëm që kundërshtarët e Edit të ndihen të përkëdhelur në parashikimin e tyre: Ky nuk ka nevojë për kundërshtarë të tjerë përtej vetes!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne