Qeveria merr vendimin, hapen shkollat në shtator, nuk ka më mësim online

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në shtator, pavarësisht shifrave të larta të infektimeve dhe vīktimave nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se nxënësit do të ndahen në grupe të vogla nëpër klasa, duke e zhvilluar mësimin me turne.

Ministrja Shahini bëri me dije se nga sondazhi i zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve rezultoi se 87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit online.

Sa i takon rrezikut nga koronavirusi, Shahini tha se do të merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

“Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat”, tha ministrja mes të tjerash./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne