Qeveria palestineze: “Shënjestrimi i zyrës së AA-së, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve”

Zëdhënësi i Qeverisë së Palestinës, Ibrahim Mulhim, shënjestrimin e zyrës së Anadolu Agency (AA) në Rripin e Gazës nga ana e Izraelit, e përshkroi si përpjekje për largimin e dëshmitarëve dhe përgatitje të Izraelit për masakrën ndaj Gazës.

Mulhim, në deklaratën për AA, dënoi sulmin izraelit ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së.

“Shënjestrimi i zyrës së AA, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve dhe përgatitje të Izraelit për masakrën ndaj”, u shpreh ai.

Avionat luftarake izraelite me të paktën 5 raketa realizuan sulm ajror ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së, si pasojë e së cilës ndërtesa u shkatërrua plotësisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne