Shqiperia

Manual/ Si të dallosh Veliatorin…

Faqja e njohur në rrjetet sociale “Lolita” përmes një postimi të fundit ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, dhe fansat e tij.

“Veliator, fans i zjarrtë i Erion Veliajt, jo domosdoshmërisht i Edi Ramës apo PS-së, por ekskluzivisht i Erionit.

Ku i gjejmë këta?

Mbijnë si kërpudhat mbas shiut nëpër postime kundër Erion Veliajt”, thuhet në postim.

Postimi i Lolita

VELIATOR 〜 Fans i zjarrte i Erion Veliajt, jo domosdoshmerisht i Edi Rames apo PS-se por ekskluzivisht i Erionit.

Ku i gjejme keta?

Mbijne si kerpudhat mbas shiut neper postime kunder Erion Veliajt.

Si dallohen?

1- Te akuzojne ty qe sulmon Erionin, sikur ke lidhje me PD-LSI apo cdo lloj force politike/fraksioni/organizate qe jane shprehur apo kane vepruar te pakten nje here kunder Erionit.

2- Shajne te gjithe politikanet duke treguar nje paanshmeri partiake ne dukje por duke thene qe “Erioni eshte me pak i keq se te tjeret” ose “Ka vjedhur por jo aq sa te tjeret dhe plus ka bere pune me shume se te tjeret”.

3- Kur i konfronton me argumente per figuren dhe vepren e Erion Veliajt, zbrapsen duke thene qe “une jam per nje force politike te re qe te zhduke nga skena politike keto te vjetrat” dhe fillojne duke dhene keshilla per rinovimin e partive te vjetra politike duke nderruar liderat e tyre edhe pse ne fillim i kane share ato ne thelb.