Qeveria shqiptare lejon FETO-istin Muhammed Aydogmus te largohet nga Shqiperia

Ndalimi nga policia e Durrësit më 8 Tetor të shtetasit turk të shpallur në kërkim Muhammed Aydogmus tashmë nuk është vetëm një cështje rutinë e policisë dhe gjykatave shqiptare. Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia si pjestar i një organizate terroriste lidhur me Gylenin. Burime diplomatike i thanë Report TV se zyrtarë të ambasadës së Turqisë në Tiranë janë interesuar pranë autoriteteve shqiptare që ekstradimi i Aydogmus mos të pengohet.

Por Report TV ka mësuar se orej 24 orësh Yasir Aydogmus nuk është më në arrest apo nën vëzhgimin e policisë dhe sipas burimeve jo zyrtare të policisë së shtetit ai ka lënë Shqipërinë drejt një vëndi të Bashkimit Europian. Ndërkohë të njëjtat burime sqaruan se për këtë familje janë interesuar një sërë organizatash dhe mes tyre edhe UNCHR.

Por si përfundoi në pranga Yasir Aydogmus në shtetin shqiptar? Sëbashku me familjen ai u prangos më 8 tetor në policinë kufitare në Durrës teksa po tentonte të udhëtonte në drejtim të Italisë, fillimisht u ndalua për falsifikim letërnjoftimesh dhe brenda 24 orëve ai u la i lirë nga gjykata e Durrësit. Ai u ndalua sërish këtë herë më 11 tetor po nga policia e qytetit bregdetarë por me akuzë e një urdhër arresti ndërkomëbtarë të lëshuar nga turqia për përfshirje në organizata terroriste.

Yasir u ndalua me bashkëshorten e tij Nermin dhe dy fëmijët 8 dhe 10 vjecarë me të cilët ishte nisur drejt italisë. Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe ”Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal. Ndërohë ndalimi shtetasit turk Muhammed Aydogmus në Shqipëri ka gjetur jehonë në mediat ndërkombëtare dhe në veçanti ato turke.

Mediat turke kanë publikuar këtë foto ku pretendohet se Aydogmus është duke darkuar në Shqipëri me disa përfaques të rrymës gyleniste në Tiranë.
Sakaq Qendra për Liri në Stokholm thotë se Turqia edhe në këtë rast është duke abuzuar me mekanizmin e Interpolit. / shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne