“Qeveria shqiptare po vjedh tokat e grekëve”, deklarata e eurodeputetit helen në PE

Eurodeputeti grek Kostas Chrysogonos ka diskutuar në Bruksel çështjen e tokave të minoritetit grek në Shqipëri. Ai tha se qeveria shqiptare ka vjedhur tokat e minoritarëve grek në shtetin shqiptar.

Ai tha se kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe se po përgatitin për këtë rast një dosje që do ta dërgojnë në Gjykatën europiane të Strasburgut. Johanes Hahn, Komisioneri për Zgjerim ka dhënë një përgjigje për eurodeputetin grek.

“Komisioni Europian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe të sundimit të ligjit për të zgjidhur konfliktet pronësore në të gjithë Shqipërinë. Në raportin e tij vjetor për Shqipërinë, të publikuar më 17 prill të 2018, Komisioni ka deklaruar se vendi nuk ka bërë ende progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin, shpronësimin dhe kompensimin e pronave”.

Më tej Hahn theksoi se Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në Shqipëri mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne