Rajoni Shqiperia

Kanabisi shqiptar përmbyt plazhet kroate

NGA GJERGJI THANASI

Tashmë është bërë dicka rutinë që dallgët e detit herë pas here në plazhet e Provincës së Leces nxjerrin canta, ballo e thasë të mbushura me kanabis Made in Albania. Fatkeqësisht  mbulimi i plazheve kroate me kanabis shqiptar gjithashtu po shndërrohet në rutinë. Kroacia deri në nivelin e Presidentes Kitarovic është ankuar, madje ka ofruar edhe fonde për të bërë të mundur, që plehrat shqiptare të mos përfundojnë në Detin Adriatik. Këto plehra rrymat detare shpesh herë i cojnë  në plazhet  e Dubrovnikut (Raguzës) dhe në brigjet e ishujve afër qytetit. Rrymat detare thuajse cdo vit i kanë ndotur brigjet kroate me kanace birre Tirana, shishe plastike Joy Cola, kufoma gomerësh e delesh (me vesh me matrikullim të Shërbimit Veterinar Shqiptar) e deri një minë detare kineze (prodhim i viteve 60 i Fabrikës së Makinerive Fengxi).

Në pranverën e vjetshme filloi një trend i ri ndotjeje i brigjeve kroate me “prodhime” shqiptare. Në 16 mars 2018 policia kroate peshkoi dhjetra kile kanabis shqiptar në ujërat e portit të vjetër të Dubrovnikut. Në nëntor 2018 në ujërat ndërmjet ishujve Korcula dhe Mljet si edhe pranë Portit Orebic (Sabbioncello)policia kroate “peshkoi” 156 Kg. kanabis shqiptar të ambalazhuar në pako të vogla e të mëdha.

Këtë të djelë (3 shkurt 2019) policia kroate kapi 2 pako me kanabis shqiptar me peshë 44 Kg. Njëra pako u gjet në ujrat e portit të Dubrovnikut, ndërsa tjetrën e kishte nxjerrë deti në brigjet e ishullit Sipani.

Andrija Piskup zëdhënës i policisë lokale kroate (Rajoni Neretva-Dubrovnik) shpjegon se këto sasi kanabisi kanë qenë të destinuara për në Itali, por kanë rënë apo janë hedhur nga narkosat shqiptatrë në det. Në rastet kur pesha e madhe rrezikonte mbytjen e skafit, apo anijet patrulluese të GDF-së ose karabinierëve janë vënë në ndjekje të skafit medrogë, trafikantët e hedhin kanabisin në det. Afrimi i zgjedhjeve lokale dhe këmbëngulja e të majtëve shqiptarë të kryeministrit Rama për të shtënë në dorë  bashkitë bastjone të së djathtës shqiptare në Shkodër dhe Lezhë (përfshin dhe Portin e Shëngjinit) ka bërë, që të shtohet trafiku i drogës, se duhen shuma të mëdha parash për të financuar fushatën për zgjedhjet administrative të verës 2019./ Gazeta Impakt

OPINIONE