Qindra fëmijë të ekspozuar ndaj abuzimit në Irak

Qindra fëmijë të cilët për shkak të ngjarjeve të dhunshme në Irak janë detyruar të migrojnë dhe të cilët janë strehuar në Kerkuk raportohet se janë të ekspozuar ndaj “shfrytëzimit dhe presionit”.

Në raportin e publikuar nga Observatori i Irakut për të Drejtat e Njeriut duke u tërhequr vëmendja se qindra fëmijë të larguar nga shtëpitë e tyre punojë në tregjet e lagjeve të ndryshme të Kerkukut thuhet se “Fëmijët pasi punësohen me detyrim janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit, dhunës dhe presionit.”

Ndër të tjera në raportin ku citohen edhe deklaratat e kryetarit të komisionit të çështjeve për gratë dhe fëmijët dhe i të drejtave të njeriut në këshillin e qytetit të Kerkukut, Xhevan Hasan Arif thuhet se “numri i lartë i personave që kanë migruar dhe mos ofrimi i ndihmës së qeverisë ka shkaktuar përkeqësimin e kushteve të jetesës. Nga tregtarët, dhe në disa raste nga punonjësit e policisë marrim njoftime të shumta dhe të vazhdueshme në lidhje me sulmet verbale dhe fizike që kryhen kundër fëmijëve që punojnë në tregje. Situata e fëmijëve në kamp sa vjen e përkeqësohet. Fëmijët mbesin të detyruar që të punojnë në punë të rënda si transportues.”

Më tej pasi vihet theksi se sipas Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore fëmijët duhet të mbrohen nga shfrytëzimi ekonomik dhe social, në raport theksohet se ndëshkohet me ligj punësimi i fëmijëve në punët që ndikojnë shëndetin e tyre, vendosin në rrezik jetët e tyre dhe pengojnë zhvillimin normal të tyre.

Në raport i bëhet thirrje parlamentit irakian që të nxjerrë sa më parë ligjin e të drejtave të fëmijëve i cili përfshin mos përdorimin e akteve të dhunës tek fëmijët si dhe mos përdorimin e tyre si fuqi punëtore dhe në trafikimin e qenieve njerëzore./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne