Qindra gjymtime në Gaza teksa ushtarët izraelitë shënjestrojnë këmbët

Ministria e shëndetësisë e Gazas në territoret palestineze tha kësaj jave se ka kryer 94 gjymtime vetëm prej nisjes së protestave në gardhin kufitar të Izraelit në pranverë, 82 prej të cilave në gjymtyrët e poshtëm.
Forcat ushtarake izraelite të dislokuara përgjatë gardhit ku protestuesit mblidhen prej rreth nëntë muaj duke kërkuar të drejtën për t’u rikthyer në tokat e tyre, kanë qëlluan ndaj me snajperë  në këmbët e palestinezëve.
Ushtria izraelite thotë se po reagon ndaj sulmeve me gurë dhe shishe benzine dhe se të shtënat në këmbë janë një mënyrë sprapsjeje. Por megjithatë 175 palestinezë janë qëlluar për vdekje deri tani  , sipas agjencisë Associated Press ndërsa të plagosurit janë të panumërt.
Nga 10,511 protestuar të plagosur në klinikat e improvizuara na Gaza, 6,392, janë qëlluar në gjymtyrët e poshtëm. 5,884 janë qëlluar me plumba zjarri ndërsa të tjerë janë goditur nga plumba të veshur me plastikë ose granatat e gazit lotsjellës.
Dhuna ka lënë shenja të mjera në Gaza teksa është diçka e zakonshme të shohësh të rinj menjë këmbë ose të çalë në rrugët e varfëruara.
Shumica e të plagosurve në gjymtyrë kurohen në një klinikë të grupit francez Doktorët pa Kufij (MSF) në Gaza.
(AlJazira)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne