Qytetarët dalin në protestë, bllokojnë aksin Fushë Krujë-Thumanë

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Banorët e zonës prej dy orësh kanë bllokuar aksin rrugor. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë që rrethi i Krujës i cili anashkalohet nga autostrada e re Thumanë-Kashar të kenë akses në këtë autostradë pasi është e patolerueshme që të anashkalohet ky rreth i një rëndësie të veçantë.

Janë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks të cilët rrezikojnë falimentin me hyrjen në funksion të autostradës së re./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne