Shqiperia

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Sot jemi me studentët, jo pikturat e tua 3D

 

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video, e cila sipas tij tregon transformimin e një qëndre shëndetësore në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë transformim të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi reagimi i qytetarëve ka qënë i ashpër. Një qytetar i kujton Ramës se sot të gjithë janë me studentët dhe se realiteti nuk është si pikturat e tij 3D.

“Fansat e fb i ke per ti fut ne kazanin tend, sepse jan servila dhe shum fallco, hap komentet te instagrami qe perdoret nga moshat e reja dhe shiko sesa bardh e zi e shohin Shqiperine dhe te ardhmen e saj… sot jan te gjith me kauzen e studenteve ai esht realitet dhe jo pikturat e tua ne 3D”.-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “po qa esht kjo o skenderbe,,!!?
para 3 ditesh nje nene i vdiqen 3 femijt nga mungesa e mjekve dhe e salles se operacioneve,,,
ne nje shtet nrm ministria e shendetsis duhet te kishte dhen dorheqje”.

Gjithashtu një tjetër qytetar ngre zërin për çmimin e lartë të karburantit në vend. “ Z.K. ploteso kerkesat e studenteve. Dhe ul çmimin e NAFTES. sa na mbytet”-thekson qytetari.

Më tej një tjetër shkruan “Ka nevoj per sherbim shendetsore te shpejt dhe cilesor, mos te vdesin njerezit rrugeve”.

      

OPINIONE