Shqiperia

Pamje nga droni/ Studentët zhvillojnë protestën më të madhe të këtyre 7 ditëve

Pothuajse i gjithë segmenti i ‘Rrugës së Durrësit’ në Tiranë është mbushur sot nga mijëra studentë dhe gjimnazistë që kërkojnë uljen e tarifave në universitete dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte.

Në shtatë ditë protestë, kjo është pjesëmarrja më e madhe e të rinjve përpara Ministrisë së Arsimit.

Pamjet me dron të filmuara nga ‘News 24’ tregojnë qartësisht numrin e madh të të rinjve që i janë bashkuar kësaj proteste. Ndërkohë, gjimanizistë dhe studentë të tjerë i bashkohen çdo minutë protestës, si dhe pritet ardhja e studentëve nga Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.