Shqiperia

Rama u flet me kode studentëve: Keni “ariun” brenda jush!

Në mesazhin që kryeministri Edi Rama u drejtoi mijëra studentëve që po protestojnë para ministrisë së Arsimit nuk mungoi as gjuha e kodeve.

Së pari kryeministri thotë se është “një dorë” që po mëson studentët të refuzojnë dialogun.

“Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim” – shkruan Rama që e mbyll me një tjetër batutë.

“Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. ‬E kjo nuk bëhet si gjëegjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër. ‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju, jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush” – shkruan Rama.