Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Je shumë mashtrues

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar në rrjetet sociale një video nga kantieri i rrugës së Arbrit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rrugës së Arbrit ku pas hapjes së tre tuneleve po punohet intensivisht edhe për Urën e Vashës, ju uroj një ditë të mbarë” –shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika ndaj kreut të qeverisë.

Një qytetar e paralajmëron Ramës së shumë shpejt do të largohet dhe se nuk do të mund ta inaugurojë rrugën në fjalë. “Gjynah qe nuk do e inagurosh dot se do te te heqin por rendesi ka qe rruga do te behet”-shkruan qytetari.

Një tjetër qytetar shkruan “ Je shume mashtrusss me gjithe kto fasadat tua te shpifme”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Turp i madh per kte mbeshtetje… Ky qe nje kilometer e ka 20 milion … Qe vjedh ku te mundet… Investim i kujt eshte rruga e arbrit ??? Kur te dalesh para Zotit do e kuptosh qe me shume ke shkaterruar veten tende se shqipetaret…”.

Më tej, një tjetër shkruan “Ketu eshte e gjith vemendja keto dit..Ke te drejt kur femijet tan flen ne te ftoht..Me fal z.kryrminister. Po ne qofte se do ishte djali jot atje..Ne proteste dhe ti do ishe prind si un..
Si do ishe drejtuar politikes ne pushtet..????”

         

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne