Qytetarët publikojnë përgjigjet e dërguara nga Policia e Shtetit, çuditë me datat: Leje për dalje në vitin 2028?!

Shumë qytetarë janë dyndur për të aplikuar për leje-dalje, tashme që vetëm një person për çdo familje mund të dalë nga shtëpia, për të kryer nevojat e të gjithë familjes.

Aplikimi bëhet me SMS ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, ndërsa shumë prej aplikuesve janë habitur me përgjigjet që kanë marrë.

Në një foto të publikuar nga JOQ, shihet se si një qytetari nga Elbasani i është aprovuar leja për të dalë në vitin 2028.

Në foton e dërguar nga vetë qytetari, shihet se si ka lejen për të dalë më datë 16 mars të vitit 2028 në orën 07:30.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne