Video/ “Kam dalë për çik bukë dhe dhallë”, përlot e moshuara: Burri dhe djali më ka vdekur

Nuk ka lidhje me pabindjen, dhe as me thyerjen e rregullave, të moshuarit dalin në rrugë për shkak se nuk kanë askënd tjetër që të kujdeset për ta.

Ky është dhe rasti i Hajrie Kodhelit në Fier, e cila mes lotëve iu kërkon gazetarëve që ti thonë policisë që ajo ka dalë vetëm për të marrë bukë dhe dhallë.

Historia e saj bëhet edhe më tragjike kur tregon se bashkëshorti dhe djali i kanë vdekur, ndërsa nipin ja kanë vrarë dhe nuk ka asnjë njeri që të ndihmojë.

E moshuara shprehet se gripi ka ekzistuar në çdo kohë, por nuk mund të mbyllen farmacitë dhe dyqanet.

“Është një plak thoji, do marri pak dhallë, gripi ka qenë, po jo të mbyllen farmacitë, gripi ka qenë, nuk doli sot. E do mamanë ai, burri më vdiq, nipi mu vra, djali më vdiq, skam njeri unë”, shprehet e moshuara, ndërsa sqaron se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e Bashkisë së Fierit./faxnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne