Shqiperia

Qytetari nxjerr zbuluar protestantin Erion Veliaj: ka lidhje me supermafioz (video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në rrjetet sociale.

Në mesazhin e qytetarit digjital shkruhet se kryebashkiaku i Tiranës, protestanti Erion Veliaj gjobit qytetarët, për të përfituar supermafiozi Sadri Abazi.

“Ne te njejten rruge qe denoncuat disa dite me pare serish kane vene gjoba. Sot kishin fshire edhe vijat e bardha. Vetem pak metra me tej ndodhet parkingu i Sadri Abazit dhe nje parking tjeter. Kjo eshte arsyeja qe eshte ndaluar parkingu ne kete rruge”, – ka shkruar qytetari digjital në mesazhin e tij.

Krahas këtij mesazhit të qytetarit digjital Berisha ka rispostuar edhe një video, në të cilën shikohet se si janë vendosur gjobat rresht makinave të parkuara.

OPINIONE