“Shqiponja”, Lubonja: Problemi mbetet tek mënyra e largimit

Analisti Fatos Lubonja teksa foli për rubrikën “Opinion” në News 24 u ndal mes tjerash edhe tek heqja e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër.

Sipas tij, në këtë çështje nuk është problemi se po hiqet shqiponja, por mënyra se si po largohet monumenti i shqiponjës, e cila ishte kontribut e familjes Destani për 100-vjetorin e Pavarësisë.

“Estetika e Ramës ka ndryshuar sipas kuletës. Stadiumin nga monument kulture që ishte e prishi. Diku diku edhe mund të pajtohesh. Problemi unë po të them se nuk është çështja e monumentit, por mënyra se si po hiqet monumenti. Ne nuk duhet të gënjehemi me akte të tilla”, tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja komentoi edhe ndërhyrjen për “Unazën e Re”, e cila do të prekë mbi 300 shtëpi banimi në zonën e Astirit. Ai pohoi se kjo që po bëhet ndaj banorëve nuk është gjë tjetër, por një veprim i pastër kriminal.

“Jemi prapë në të njëjtën temë. Mendoj se Tirana ka pasur dhe ka nevojë akoma. Imagjinoni se premtimi i parë i Ramës ka qenë plani urbanistik, i cili vendos ligjin. Ai duhet të përcaktohet, çfarë do të ndërtohet. Nuk kemi një plan urbanistik. Në vend që të bëjë një plan urbanistik të qartë, por jo kur të teket ty, ti prish këta dhe këta njerëz t’i nxjerrë në rrugë. Kjo është kriminale për mua.”, shtoi ai./ bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne