Bota

Rabini izraelit: Feja hebraike nuk e njeh ekzistencën e Izraelit

Rabini hebre tha se feja hebraike është e pafajshme nga agresioni sionist dhe krimet e kryera kundër popullit palestinez dhe kurrë nuk e ka konsideruar Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Sipas Qendrës palestineze për informim,Yisroel Dovid Weiss, në një intervistë për gazetën egjiptiane Al Ahram, të premten, ka thënë se kundërshton fuqishëm vendimin e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Jeruzalemin. Rabini Yasserul ka thënë se vendimi i Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të regjimit sionist është presion ndaj popullit palestineze dhe feja hebraike kurrë nuk do ta pranojë këtë. Ky rabin hebre ka deklaruar se feja hebraike nuk e ka konsideruar Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit dhe gjithmonë ka kërkuar paqe dhe pajtim. Ai shtoi se feja hebraike është e pafajshme për krimet e kryera nga regjimi sionist dhe shkelja e të drejtave të feve tjera dhe e traktateve ndërkombëtare bëhet nga sionistët që mbrojnë Izraelin.