Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se kërcënimi në rritje i terrorizmit ‘kimik’ në Siri dhe Irak po hap rrugë për shqetësime serioze dhe se mbështetësit e terrorizmit po pajisen me teknologji që mundësojnë prodhimin e substancave të plota.
Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, Lavrov tha: “Rreziku i terrorizmit ‘kimik’ në rajonet e Lindjes së Mesme, sidomos në Irak dhe Siri, po hap rrugë për shqetësime serioze. Militantët jo vetëm që përdorin substanca kimike toksike por gjithashtu janë të pajisur me teknologji dhe objekte që mundësojnë prodhimin e substancave kimike toksike të plota dhe kanë zhvilluar një rrjet të gjerë të aksesish të substancave të bëra nga këto kimikate.”
‘DISA SHTETE PERËNDIMORE NUK PO VËJNË RE PËRDORIMIN E ARMËVE KIMIKE NË SIRI DHE IRAK’
Lavrov i cili vuri në dukje se disa shtete perëndimore kanë zgjedhur të mos u’a vënë re prodhimit dhe përdorimit të armëve kimike nga militantët në Siri dhe Irak, tha: “Shumë herë kemi këshilluar që të pranohet vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dënimin e incidenteve terroriste ‘kimike’ në Siri dhe Irak gjatë tri viteve të fundit, ose të pakten të pranohen deklaratat e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Fatkeqsisht, të gjitha këshillat tona u refuzuan çdo herë nga disa prej kolegëve tanë perëndimorë të cilët zgjedhin që të mos u’a vënë re përdorimit, madje edhe prodhimit të armëve kimike nga militantët në Siri dhe Irak dhe të cilët kanë drejtuar akuza të pabaza ndaj Shamit.”
Diplomati rus paralajmori se për shumë shtetas të huaj që mësojnë përdorimin dhe prodhimin e armëve kimike mes militantëve në Lindjen e Mesme, ekziston një rrezik i vërtet lidhur me bartjen e terrorit ‘kimik’ përtej Lindjes së Mesme.
‘PRISHJA E MARRËVESHJES BËRTHAMORE ME IRANIN ËSHTË NJË SINJAL ALARMI’
Lavrov paralajmori se prishja e Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët nga njëri prej anëtarëve të grupit 5+1 (i përbër nga SHBA-ja, Anglia, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania), do të jetë një sinjal alarmi.
“Prishja e Planit Gjithpërfshirës të Veprimit të Përbashkët, si rezultat i veprimeve të ndonjërit prej antarëve të grupit 5+1, do të jetë një sinjal alarmi për të gjithë arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe perspektivat e Gadishullit Korean për zgjidhjen e problemeve bërthamore.
‘KËSHILLI I SIGURIMIT TË OKB-SË ËSHTË PËRGJEGJËS PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT LIDHUR ME PROGRAMIN BËRTHAMOR TË IRANIT’
Lavrov i cili bëri thirrje për konsolidimin e përpjekjeve me qëllim të zbatimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit në mënyrë të qëndrueshme, u shpreh kështu: “Konsolidimi i përpjekjeve për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët lidhur me programin bërthamor të Iranit, zë vend në mesin e hapave preferencial që duhet të ndërmerren për të mbrojtur etapen e tanishme të programit për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Duke pranuar vendimin nr.2231, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka pranuar edhe Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët, prandaj edhe është përgjegjës për zbatimin e tij.”
‘U PËRDITËSUA HARTA RRUGORE LIDHUR ME RUSINË DHE KORENË VERIORE TË KINËS’
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska konfirmoi përditësimin e ‘hartës rrugore’ të propozuar nga Rusia dhe Kina për një zgjidhje për Korenë e Veriut. “Po e komfirmojmë përditësimin e hartës rrugore të propozuar nga Rusia dhe Kina për zgjidhjen e problemit me Gadishullin Koreanë në mënyrë terësisht paqësore.”- tha Lavrov.
Burimi : Sputnik News/ ML