Raisi: Flaka e Spitalit al-Mu’amdani do të përpijë sionistët/Shpallet zia publike në Iran

Presidenti iranian, Sejed Ebrahim Raisi, në reagim ndaj krimit të regjimit sionist në sulmin ndaj Spitalit al-Mu’amdani në Gaza, deklaroi: Flaka e spitalit al-Mu’amdani do të përpijë sionistët.

Sipas IRNA, Sejed Ebrahim Raisi të martën në faqen e tij sociale shkroi: Flakët e bombave amerikano-izraelite që u hodhën mbi kokat e palestinezëve të shtypur në spitalin Al-Mu’amdani në Gaza, së shpejti do të përfshijë sionistët. Presidenti i Iranit vazhdoi: Heshtja e çdo personi të lirë përballë këtij krimi lufte nuk është e lejueshme.

Raisi shtoi: Edhe Irani është në zi si kombi islam dhe të mërkurën e shpall zi publike. Të martën, pushtuesit sionistë bombarduan spitalin al-Mu’amdani në Gaza dhe si pasojë e këtij akti kriminal, sipas burimeve të lajmeve, në këtë spital ranë dëshmorë 500 palestinezë.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas shpalli tri ditë zie publike pas gjenocidit në spitalin al-Mu’amdani në Rripin e Gazës. Pas sulmit brutal të regjimit sionist ndaj spitalit al-Mu’amdani në veri të Gazës, qeveria irakiane shpalli tri ditë zie publike në vend në shenjë solidariteti me popullin palestinez./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne