Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se kufiri midis Iranit dhe Pakistanit duhet të ruhet nga çdo lloj pasigurie. Raisi e bëri deklaratën të shtunën në një takim me ambasadorin e ri të Pakistanit në Teheran Muhammad Mudassir Tipu, ndërsa diplomati pakistanez i dorëzoi kredencialet e tij presidentit iranian.
“Republika Islamike e Iranit beson se kufijtë janë një mundësi për shkëmbimet ekonomike dhe promovimin e sigurisë së vendeve fqinje”, tha presidenti Raisi. Ai u kërkoi të dy vendeve të zbatojnë plane të përbashkëta për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar. Raisi theksoi rëndësinë e kundërshtimit rigoroz të çdo klime negative në marrëdhëniet midis Teheranit dhe Islamabadit.
Presidenti iranian paralajmëroi kundër pasojave shumë shkatërruese të aktiviteteve të grupeve terroriste të udhëhequra nga SHBA në rajon, veçanërisht në Irak dhe Siri, gjatë viteve të fundit. Prania dhe aktivitetet e këtyre grupeve terroriste përbën një kërcënim për të gjitha vendet e rajonit, tha Raisi, duke theksuar se Teherani mirëpret bashkëpunimin rajonal për të luftuar terrorizmin.
I dërguari pakistanez, nga ana e tij, përshëndeti rolin efektiv të presidentit Raisi në zgjidhjen e tensioneve të fundit midis dy vendeve dhe përshëndeti planin e presidentit iranian për një bashkëpunim koherent të vendeve të rajonit. Mudassir tha se zyrtarët e lartë pakistanezë janë të vendosur në forcimin e lidhjeve të përzemërta me Iranin./parstoday