Rajavi shpall “qeveri të përkohshme” nga Manza, shtohen shqetësimet për sigurinë kombëtare

Nga kampi “Ashraf 3” në Manëz të Durrësit, Maryam Rajavi ka shpallur formimin e një qeverie të përkohshme, duke reaguar ndaj zhvillimeve në Iran dhe duke e cilësuar vdekjen e liderit suprem Ali Khamenei si fundin e regjimit të Velayat-e Faqih.

Rajavi deklaroi nisjen e një periudhe tranzitore për transferimin e pushtetit tek sovraniteti i popullit iranian. Ajo bëri thirrje për ndarjen e fesë nga shteti, krijimin e një republike demokratike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira brenda gjashtë muajve për ngritjen e një Asambleje Kushtetuese.

Por shpallja nga territori shqiptar ka rikthyer në vëmendje debatet mbi praninë e muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), organizatë ka qenë e listuar si terroriste nga SHBA dhe BE, para se të hiqej nga këto lista.

Nëse përshkallëzimi i konfliktit me Iranin thellohet, prania e MEK-ut në Manëz mund ta ekspozojë Shqipërinë ndaj rreziqeve të shtuara. Shqipëria konsiderohet tashmë një pikë e ndjeshme për shkak të strehimit të opozitës iraniane, ndërsa në të kaluarën ka pasur tensione diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit, përfshirë akuza për sulme kibernetike.

Çdo skenar sulmi mbetet hipotetik, por përfshirja indirekte në konfliktet e Lindjes së Mesme rrit nivelin e kërcënimit. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se territori i vendit nuk do të përdoret për veprimtari të paligjshme dhe se siguria kombëtare është prioritet./gazetaimpakt

Screenshot

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne