RAMA BËN DREJTORESHË ТЁ TURIZMIT SEKRETAREN E BERISHËS

Në një lëvizje ё ka tërhequr vemendjen në skenën politike vendase, ish-Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa, eshtë emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), duke zëvendësuar në këtë detyrë Zana Çelën.

Hysa ka marrë drejtimin e AKT-së pas një angazhimi disa-vjeçar në strukturat drejtuese të opozitës.

Permes njé reagimi publik, ajo ka sqaruar se pavarësisht largimit nga radhët e Partisë Demokratike, bindjet e saj mbeten opozitare. Ajo u shpreh se tashmë i përket “partisë së Shqipërise turistike”.

Hysa zbuloi se gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i ka kërkuar angazhim institucional dhe jo aderim politik, duke i vëne theksin vazhdimësisë dhe rritjes së punës së nisur nga paraardhësja e saj.
/JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne