‘Rama bëri regjistrime masive në diasporë’/ Haçkaj: Ne i kemi denoncuar të gjitha në SPAK

Përfaqësuesi i Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Florian Hackaj, i ftuar në emisionin A SHOW me moderator Adi Krastan, theksoi se Ed Rama bëri regjistrime masive në diasporë për zgjedhjet e 11 majit.

Haçkaj tha se të gjitha këto regjistrime të Ramës në diasporë që janë kapur nga Diaspora e Lirë janë denoncuar në SPAK.

Duke parë se na janë sulur shumë njerëz dhe duke luftuar votën e diasporës,  Është shumë e rëndësishme të flasim. Unë si përpara betejës, jam shumë krenar që Diaspora për Shqipërinë e lirë bëri dhe ja doli. Është historike që shqiptarët votuan në të gjithë historinë e Shtetit Shqiptar. Aktet nënligjore të cilat duhet të jenë sa më shpjet të bëshme, që  në Diasporë të flitet me kohë, mos të flitet si në kjo fushatë e fundit, si kryeministri i vendit që e dimë shumë mirë se çfarë bëri. Ne e dimë që ka të gjithë mekanizmin e shtetit, ka gjithë paratë e krimit, ka bërë regjistrimi masive gjëra që ne i kemi denoncuar dhe para ligjit dhe në SPAK me emër mbiemër.”  tha Haçkaj./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne