“Rama donte të bënte Llallën ambasador, por nuk e lanë ndërkombëtarët”

Një deklaratë interesante bën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në studion e “Real Story” në Vizion +. Sipas Kryemadhit, kryeministri Edi Rama i kishte premtuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që do ta bënte ambasador. Kryemadhi tha se kjo është ndalur nga ndërkombëtarët kur e mësuan qëllimin e Ramës.

“Ndoshta e keni dëgjuar që Rama i kishte premtuar Adriatik Llallës që do ta bënte ambasador. Ishin ndërkombëtarët ata që nuk e lejuan kur e mësuan këtë. Nuk është thënë publikisht? Ndoshta ndërkombëtarët dinin diçka më shumë dhe e ndaluan” – tha Kryemadhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne