Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishte një ndër miqtë e ngushtë të Artan Cukut ish drejtorit të policisë të vrarë të shtunën e 8 prillit.
Në një intervistë për “Debati për Channel One” shprehu habi ndaj mos reagim të kryeministrit Edi Rama lidhur me vrasjen e Artan Cukut.
Ahmet Prençi: “Si ka mundësi që kryeministri Edi Rama që është kaq aktiv me deklarata në televizione dhe rrjete sociale nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë të vetme për vrasjen e Artan Cukut. Madje nuk ka qenë as prezent në ceremoninë e homazheve . Më ka bërë shumë përshtypje kjo”
Po a e njihte kryeministri Rama komisar Cukun?
Ahmet Prençi: Po e njihte shumë mirë. Komisar Cukun e njihte edhe gjatë kohës që kryeminstri Rama ka qenë edhe në opozitë kemi patur marrëdhënie shumë korrekte. Padyshim që njiheshin sepse i ka lidhur puna ai si drejtues policie në Vlorë dhe Rama si politikan, kryetar i PS madje edhe kur sapo mori detyrën e kryeministrit.//Burimi: ChanelOne Gazeta Impakt