Ish-zëvendës ministri i Arsimit i kërkon Ramës të publikojë diplomën

Kryeministri Rama përpos drejtuesve të opozitës sot përmendi me emër edhe Taulant Mukën. Muka pranoi para dy muajsh ofertën e Ramës për tu bërë zv/ministër i Arsimit, por qendroi vetëm dy javë dhe dha dorëheqjen. Rama nuk e la pa përmendur duke thënë se “kërkoi të kishte makinë dhe shofer personal, apo dhe tualet në zyrë”.

Në replikën e tij, Muka shkruan në facebook se Rama u nxeh kur i kërkoi të publikojë diplomën.

“Nxirr diplomen ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”, shkruan ai.

Rama për Mukën: “Këtë e nderova më shumë se çfarë është ky i nderuar. Çfarë bëri? Ditën e parë dua veturë me shofer. Po banjën pse nuk e kam në zyrë? Babanë e dua shofer të punësuar në Ministri. Mund të jesh shkencëtar, por nuk do të thotë asgjë. Jep dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për këtë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne