Rama flet për masat radikale: Nga java tjetër do të lëshojmë me pikatore…

Qeveria po rishikon masat e ashpra shtrënguese në kuadër të emergjencës së Covid-19. Lajmin e njofton kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.

Pjesë nga fjala

“Tani, ne padiskutim bazuar në këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë, dhe kemi detyrim që të mos hedhim hapa të nxituar.

Nëse do të zgjedhim siç po mendojmë të bëjmë disa lehtësime, duhet të bëjmë edhe disa gabime… do të rrezikohemi më shumë nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe kuptojnë.

Kështu që, ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën e orarit apo lëvizjen me makinë për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të venë me makinë private, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që shkelin këtë hapësirë të kufizuar lirie, e do të shkojë deri në heqje lirie, për atë që e përdor makinën për të shkuar në punë transporton të tjerë”, tha Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne