Greqia lëshoi reagime të shumta në lidhje me vrasjen nga RENEA të shtetasit të saj 35 vjeçar Kostandinos Kaçifa.
Por, është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që iu është kundërpërgjigjur shtetit fqinj, Greqisë, duke deklaruar se duhet qenë falënderues që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga një ekstremist.
”Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, ka thënë Rama njofton Klan Kosova.