Rama i kërkon vendin dhe orën e takimit, ja si përjigjet Basha

Përmes një statusi në facebook  kryeministri i vendit Edi Rama kërkon nga kryetari i opozitës Lulzim Basha për të 3-tën ditë rradhazi, orën dhe vendin e takimit, për tu ulur dhe biseduar pa kushte për kërkesat e opoitës.

“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje.Mos ki frikë!”

Por menjëherë ka ardhur reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha.

“Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në duart e tyre që shkaktuan drogën duke sjellë krimin në pushtet. Rruga e vetme është largimi sot i Edi Ramës nga karrigia kryeministrore dhe hapja e rrugës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha nga “çadra e lirisë”.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne