Shqiperia

Rama i vëmendshëm me propozimet e Bashës, mbyll fasoneritë dhe qendrat call center

Kryeministri Edi Rama ka zbatuar një tjetër propozim të kryeopozitarit Lulzim Basha për mbylljen e fasonerive dhe qendrat call center.

Ai u shpreh se u ndërmorrën disa inspektime në qendrat e fasonerive dhe call center-at dhe u vendos mbyllja e tyre por ndër të tjera edhe do të kenë çdo kosto të mbylljes .

”Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat. Janë të detyruara të respektojnë distancat teknike, nëse kur të rinisë aktivitetet do të konstatohet se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur veten, jo vetëm do mbyllen po do marrin përsipër çdo kosto të kësaj mbylljeje.” tha Rama./tpz