Rama ironizon me Vangjel Dulen: Vetëm ju të Kishës mund ta sillni në rrugën e Zotit

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Finiq për të shpërndarë leje legalizimi. Ai ka shkëmbyer batuta me banorët e minoritetit grek, duke i përshëndetur në greqisht. Rama u ka shpjeguar sërish pse i shpërndan lejet e legalizimit kryeministri dhe se pse kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të Europës. “Sepse në Europë nuk ka leje legalizimi”, tha kryeministri.

Nga ana tjetër Rama duke shkëmbyer batutat me qytetarët ka ironizuar dhe Vangjel Dulen. “Shejtani pa punë është në gjykatë. Vetingu që i ka detyrua ata të futen në çadër nuk e di çfarë bën Vangjeli atje. Unë i them Jorgo.. ti thua Gjergji. Po çfarë Gjergji se thonë na e morën Jorgon na e bënë Gjergj dhe do ngrihen ata të çadrës pastaj. Shën Vangjeli nuk është sot. Çfarë bënë Vangjeli ne çadër ? Vetëm ju të Kishës mund ta sillni në rrugën e zotit”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne