Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetje të fortë nga bankierët për investimet në bujqësi, duke theksuar se një investim prej 250 milionë eurosh është çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Gjatë një takimi me ta, Rama u shpreh se ky është një “rast i artë” për të kontribuar në ekonominë e vendit, por paralajmëroi se ata që nuk do të mbështesin këtë projekt do të kenë “vendin e sigurt në ferr”. Me këto fjalë, Rama i bëri thirrje bankierëve të bashkëpunojnë për të realizuar këtë objektiv, duke nënvizuar pasojat që mund të vijnë nga mospjesëmarrja në këtë nismë të rëndësishme.
Edi Rama: Po ju them gjithë bankierëve që ky është një rast ia artë për ju që të mund të pretendoni një biletë për në parajsë kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që “përveçse kemi bërë shumë para me të pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët”.
Kjo mund t’ju lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri se përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr./gazetyaimpakt