Rama kërkon të mbrojë privatësinë, por a po shkel autoritetin e hetimeve të pavarura?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas arrestimit të Erion Veliajt, duke e cilësuar rastin si “të rëndë” dhe duke kërkuar masa nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) për gjyqtarin që u mor me çështjen, i cili sipas tij ishte selektuar qëllimisht pas refuzimit të disa gjyqtarëve të tjerë.

Rama theksoi se kishte marrë një mesazh që e konfirmonte këtë selektim dhe u shpreh i shqetësuar për përpjekjet për të marrë telefonat e tij, duke e akuzuar sistemin se ka mbledhur informacion nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Meqë njërin po e lëmë në ballkon të shkojmë të kapim nja tre nga këta, pastaj meqë kam tre të shkojmë ti biem njërit. Por meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Për këtë mund të flas unë sesa respekt për një Belo Këlliçaj, një popull kot. Por tani të përfundojë njeriu në dyert e SPAK për diplomën, jo e ke falso, po ca është kjo? Për të thënë që po i biem këtij, por po shkojmë të marrim edhe këtë se ky është hija që konkurron. Pra në këtë kuptim politik. Pra ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet. Ndërsa në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë, sa është ora 9:48 nuk e di nëse është zgjuar inspektori i lartë i drejtësisë por mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo. Shumë e rëndë dhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, sepse boll i kanë, i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”, tha Rama./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne