Liderët Europianë kanë bërë foton familjare, para nisjes së punimeve të Samitit të Komunitet Europian në Tiranë.
Kryeministri Rama shihet krah presidentit francez Emmanuel Macron, presidentit të Këshillit Europian Antonio Costa, presidentit ukrainas Volodymir Zelensky dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian po mbahet në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë./Bw