Rama: Marrëveshja me PD prishet brenda muajit nëse…

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi Partinë Demokratike se nëse brenda majit nuk zhbllokon vetingun, marrëveshja e arritur në 18 maj do të prishet.

Rama i bëri thirrje PD-së, që bashkë me deputetët socialistë, të zgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vetingut.

“Brenda majit duhen zgjedhur në listën e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë duhet të fillojë menjëherë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi më pas se Partia Socialiste ka bërë në 3 vite e gjysmë aq sa nuk është bërë në 25 vite.

“Në 3 vite e gjysmë dhamë provën se ne bëjmë shtet. Doni të jeni të gjithë të barabartë? Votoni Partinë Socialiste! Nëse ju ka marrë malli për policë që hanë fara, votoni për PD-në. Është zgjedhje shumë e thjeshtë”, deklaroi Rama.

“Ne duam timonin e qeverisë, pa njerëz në prehër”, përsëriti kryeministri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne