Shqiperia

Rama në Turqi, ndërsa nëndetsja turke zbarkon në portin e Durrësit

Që prej datës 22 mars në Portin e Durrësit qëndron për vizitë nëndetësja turke TCG PREVEZE S 353, e cila qëndron në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Nëndetësja është vizituar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, nga drejtues të Forcave Detare të Shqipërisë, si dhe ushtarakë të Shqipërisë e Turqisë.

Qëllimi i vizitës së nëndetëses turke është për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për të informuar autoritetet shqiptare për mundësitë dhe aftësitë ushtarake të Republikës së Turqisë. Nëndetësja TCG PREVEZE, e cila do të qëndrojë në Portin e Durrësit deri më 25 mars, është e gjatë 62 metra dhe peshon 1.400 tonë.

OPINIONE