Aeroplani i parë që përdori hapësirën ajrore të Saudisë zbriti në Izrael

Aeroplani i Indisë, i pari që e përdori hapësirën ajrore të Arabisë Saudite zbriti në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Zëdhënësja e Autoritetit të Aeroportit të regjimit sionist, Lisa Drir tha se aeroplani i parë që e përdori hapësirën ajrore të Arabisë Saudite duke u ngritur nga India, ka arritur në në Izrael mbrëmë në orën 22.00.

Drir e cila tha se aeroplani në fjalë ishte larguar nga Izraeli për t’u kthyer në Indi, theksoi se ky është aeroplani i parë në histori i cili për të arritur në Izrael e përdori hapësirën ajrore të Arabisë Saudite.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne