Rama nis ditën me foto nga Kalaja e Rozafës, komentuesi: Mbrëmë aty kërciti kallashi

Ashtu si çdo ditë edhe sot Rama e ka nisur ditën me një foto nga një qytet i Shqipërisë.

Ai ka zgjedhur Kalanë e Rozafës në shkodër për të thënë mirëmëngjes nga Facebook-u.

Por, shumë komentues nuk u gëzohen pamjeve, por kanë të tjera halle. Një nga komentuesit i kujton Ramës ceshtjet e sigurisë për jetën në vend, duke i shkruar se pikërisht në këtë vend, mbrëmë në orën 12:00 te natës aty ka plasut kallashi.

Komentuesi: Sa bukur.. E a di ti zotni Kryminister se mram nga ora 12 e nats kam kersite breshrite e kallashit si ne 97 aty afer kalasë .. Aq shum sa kena pas frik me nejt n shpitë tona .. A e din ti këtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne