Rama nis gjyqin kundër gazetarit gjerman që i ‘nxorri bojën’ me përgjimet

Kryeministri Edi Rama njofton në Twitter se ka nisur procesi gjyqësor në Gjermani mbi përgjimet e dosjeve hetimore 339 dhe 184 të publikuara nga e përditshmja BILD. Kreu i qeverisë thekson se i ka dorëzuar prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, duke shënuar kështu nisjen e gjyqit me gazetarin Peter Tiede.

“Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama në Twitter.

Postimi i Ramës
Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije./mapo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne